Bota Sport

LIGA E EUROPËS/ Ajaksi kualifikohet pasi gjuhen 34 penallti! Mësoni rezultatet dhe çiftet e play-off

liga e europes ajaksi kualifikohet pasi gjuhen 34 penallti mesoni rezultatet dhe ciftet e play off





































Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës kanë dhuruar rezultate shumë interesante, teksa kanë përcaktuar edhe rrugëtimin e skuadrave në fazën play-off të turneut.

europa-league

Ndeshja që ka bërë më shumë bujë sot ishte padyshim ajo mes Ajaksit dhe Panathinaikosit. Holandezët kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në transfertë, por grekët fituan me të njëjtat shifra, duke çuar sfidën fillimisht në shtesa e më pas me penallti.

Seria e gjuajtjeve nga pika e bardhë ishte pa fund, pasi asnjë nga skuadrat nuk arriti të triumfonte ndaj tjetrës derisa u gjuajtën nga 17 tentativa për secilën. Në fund, triumfoi Ajaksi 13-12, duke kaluar në turin tjetër të turneut.

REZULTATET

Linkoln Red Imps-Dinamo Minsk 2-1

Rapid Vjenë-Trabzonspor 2-0

Elfsborg-Rijeka 2-0

Viktoria Plzen-Krivbas 1-0

Sërkëll Bryzh-Molde 1-0

Makabi Tel Aviv-Panevezis 3-0

Servete-Braga 1-2

Ajaks-Panathinaikos 0-1 (13-12P)

Lugano-Partizan Beograd 2-2

LIVE Borac Banja Luka-Klaksvik 3-1

LIVE Shamrok Rovers-Çelje 3-1

*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

NDESHJET E PLAY OFF

Dinamo Minsk-Anderleht

Jagiellonia-Ajaks

Ludogorets-Petrokub Hinçeshti

Lugano-Beshiktash

LASK Linz-FCSB

RFS-APOEL

Makabi Tel Aviv-TSC

PAOK-Shamrok Rovers/Çelje

Ferencvarosh-Klaksvik/Borac Banja Luka

Molde-Elfsborg

Braga-Rapid Vjenë

Viktoria Plzen-Harts

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts