Mori peng dhe tërhoqi zvarrë me një çantë 12-vjeçaren për ta bërë skllave seksi, 45 vite burg për pedofilin

mori peng dhe terhoqi zvarre me nje cante 12 vjecaren per ta bere skllave seksi 45 vite burg per pedofilin
mori peng dhe terhoqi zvarre me nje cante 12 vjecaren per ta bere skllave seksi 45 vite burg per pedofilin

Një pedofil, 43-vjeçari Daniel Moraes Bitar u dënua me 45 vjet burg për rrëmbimin e një vajze 12-vjeçare në Brazil për ta bërë skllav seksi.

43-vjeçari u kap nga kamerat e sigurisë duke e tërhequr zvarrë 12-vjeçaren në një çantë për ta çuar në shtëpinë e tij ku vajza u gjet e prangosur në një shtrat në qershor 2023. Policia ka rënë në gjurmët e nëpunësit civil 43-vjeçar falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Nga hetimet rezultoi se pas rrëmbimit, bashkëpunëtorja e tij, një 22-vjeçare, ka vënë një leckë me kloroform në fytyrën e 12-vjeçares, ndërsa 43-vjeçari e ka kërcënuar me thikë. Ekzaminimi mjeko-ligjor pas gjetjes së vajzës kishte rezultuar se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Në shtëpinë e 43-vjeçares u gjetën lodra seksi, taser, kamera, materiale pornografike si dhe një bidon me benzinë të cilën policia vlerësoi se do ta përdorte për të djegur 12-vjeçaren pasi e kishte përdhunuar.

22-vjeçarja, bashkëpunëtore e 43-vjeçarit u dënua me 29 vite burg për rolin e saj, ndërsa të dy do të paguajnë një gjobë prej rreth 12 mijë euro për viktimën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →