Lifestyle

Pushime super luksoze/ Themeluesi i Whatsapp arrin në Kroaci me jahtin e tij 200 milionë dollarësh

pushime super luksoze themeluesi i whatsapp arrin ne kroaci me jahtin e tij 200 milione dollaresh

Jan Koum, miliarderi dhe themeluesi i Whatsapp, ka arritur në Kroaci. Super jahti i tij 100 metra i gjatë është fotografuar midis ishujve Lopud dhe Sipan, raportojnë mediet kroate. Koum, pasuria e të cilit vlerësohet në 13 miliardë dollarë po shijon pushimet në jahtin luksoz që ka një vlerë prej 200 milionë dollarë ose rreth 182 milionë dollarë.

Jahti luksoz është i pajisur me helikopter dhe me xhakuzi dhe mund të strehojë deri në 15 mysafirë në tetë kabina. Përveç jahtit, miliarderi ka edhe një aeroplan privat dhe prona të tjera luksoze.

Kjo është hera e parë që Koum shijon pushimet në bregdetin e Kroacisë. Tre vite më parë, ai ka vizituar ishullin Vir, me tre mega-jahte luksoze, ndërsa më e shtrenjta, “Moonrise”, kishte një vlerë prej 200 milionë euro.

Jahti2
Jahti2

Miliarderi 48-vjeçar me origjinë ukrainase e fitoi pasurinë e tij duke shitur WhatsApp-in te Facebook në vitin 2014 për 19.3 miliardë dollarë (11.1 miliardë euro). Koum njihet gjithashtu edhe si adhurues i makinave luksoze dhe ka një koleksionet më të mëdha të Porsche-s në botë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts