Shqiperia

Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të një banese të një shtetasi për ta kanosur, në kërkim autori në Durrës

qelloi me arme gjahu ne ajer ne afersi te nje banese te nje shtetasi per ta kanosur ne kerkim autori ne durres
qelloi me arme gjahu ne ajer ne afersi te nje banese te nje shtetasi per ta kanosur ne kerkim autori ne durres

Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts