Shqiperia

Sezoni veror/ Rrugorja e Shkodrës me “dorë të hekurt”: Procedohen penalisht 12 persona, vendosen 717 masa administrative

sezoni veror rrugorja e shkodres me dore te hekurt procedohen penalisht 12 persona vendosen 717 masa administrative
sezoni veror rrugorja e shkodres me dore te hekurt procedohen penalisht 12 persona vendosen 717 masa administrative

Policia Rrugore e Shkodrës njofton se në kuadër të sezonit veror, po punon 24 orë në 24, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në 10 ditët e fundit, Policia Rrugore e Shkodrës ka proceduar penalisht 12 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë vendosur 717 masa të ndryshme administrative.

“Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun  🚔

Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Gjatë 10 ditëve të fundit,  në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Janë vendosur  717  masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

  • 262 për parakalime të gabuara 🚗;
  • 30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
  • 19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗;
  • 27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 🪖;
  • 18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit 🍻🚫;
  • 16 për mungesë të polices se sigurimit  ⚠️;
  • 78 për parkim të gabuar 🚫🅿️;
  • 320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️.

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë”, njofton Policia Rrugore Shkodër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts