Brenda 12 orëve, 2 tentativa për trafik droge dhe armësh drejt RMV-së, 3 të arrestuar

brenda 12 oreve 2 tentativa per trafik droge dhe armesh drejt rmv se 3 te arrestuar
brenda 12 oreve 2 tentativa per trafik droge dhe armesh drejt rmv se 3 te arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi tentuan të trafikonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në këtë automjet u gjetën 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi E. A., drejt RMV-së.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë. Pasi u kapën me armë, policia arrestoi dy të rinjtë.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë me intensitet të lartë megaoperacionet “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Policia e Elbasanit finalizon brenda 12 orëve, 2 operacione policore që goditën tentativa për të trafikuar drejt RMV-së, lëndë narkotike dhe armë zjarri.

✅Operacioni “Bags” rezultoi me arrestimin e një 28-vjeçari që transportonte 2 qese me 27.3 kg cannabis.

✅Operacioni “Entrance” rezultoi me arrestimin e 2 shtetasve që posedonin me qëllim trafikimin, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Si rezultat i 2 hetimeve me metoda proaktive, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Elbasanit, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, dhe të ndjekura në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan brenda 12 orëve, 2 operacione policore, kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

-Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bags”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll, automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në këtë automjet u gjetën 2 qese me rreth 27.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej nga shtetasi E. A., drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 28-vjeçari dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.

-Në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë. Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co