Bota

Kryeparlamentari sllovak uron Elisa Spiropalin: Keni mbështetjen e vazhdueshme për procesin e reformave dhe integrimin në BE

kryeparlamentari sllovak uron elisa spiropalin keni mbeshtetjen e vazhdueshme per procesin e reformave dhe integrimin ne be





































Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Peter Žiga, i ka dërguar një telegram urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.

spiropali

Në telegramin e urimit, zyrtari i lartë sllovak  siguron Spiropalin për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e reformave dhe integrimin në BE.

“Dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian.

Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar”, thuhet në telegramin e urimit.

Telegrami i urimit  për Elisa Spiropalin

“Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni t’ju përgëzoj në emrin tim si dhe në emrin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Me këte rast, dëshiroj të vlerësoj marrëdhëniet reciproke miqësore midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.

Në të njejtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian.

Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Ju uroj Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj prosperitet dhe shumë suksese në përballimin e sfidave aktuale.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Peter Žiga

Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Bratislavë, 8 gusht 2024.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts