Bota

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

artistet shqiptare presin reperin noizy ne green coast




































Është bërë traditë tashmë që jugu i Shqipërisë të kthehet në epiqendrën e artistëve të mëdhenj të cilët sjellin atmosferë feste gjatë ditëve të nxehta. Sidomos në Green Coast atmosfera është akoma edhe më elektrizuese.

noizy

E ndërsa në fundjavat e kaluara në këtë destinacion “IN” kanë performuar artistë si Elvana Gjata, Ylli Limani, McKresha, kjo fundjavë është akoma më e nxehtë. Duke filluar nga sot do të përformojnë artistë si Alban Skënderaj, dhe në vazhdim Dhurata Dora, Buta dhe Tayna.

Të gjithë këta këngëtarë nuk mblidhen rastësisht. Ata do të mirëpresin rikthimin e reperit Noizy në skenat shqiptare. Pas një mungese të gjatë këngëtari rikthehet sonte për të përformuar ne Lollipop Night Club tek La Vista Lifestyle Center në Green Coast.

2

3

4

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts