Bota

Pamjet/ Vajza 8-vjeçare rreh me shkop bejsbolli grabitësin e armatosur që donte të grabiste të atin

pamjet vajza 8 vjecare rreh me shkop bejsbolli grabitesin e armatosur qe donte te grabiste te atin

Një vajzë 8-vjeçare ka rrahur një grabitës të armatosur që hyri në dyqanin e pijeve të babait të saj me shkop bejsbolli.

Babai i vajzës po mbyllte dyqanin e tij të pijeve alkoolike në Minesota, kur një burrë, i identifikuar nga policia si 37-vjeçari Conchobhar Morrell, hyri me një armë duke i kërkuar burrit t’i jepte atij të ardhurat. Mes babait të vajzës dhe hajdutit pati një përleshje, ndërsa 8 vjeçarja ndihmoi të atin.

Video tregon 8-vjeçaren duke përdorur një shkop bejsbolli për të ndihmuar të atin të luftojë me grabitësin e armatosur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vajza e vogël doli nga prapa banakut me shkop bejsbolli dhe goditi Morrell disa herë përpara se të ikte. Burri që tentoi grabitjen, i veshur me jelekun blu të Amazonës për të cilin punon si korrier, tani është në paraburgim dhe përballet me akuzat për tentativë grabitje.

Ndërkohë, Amazon ka njoftuar se ai do të shkarkohet menjëherë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts