Zjarri në malin e Tomorrit/ Vijon beteja me flakët, ndërhyjnë forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun

zjarri ne malin e tomorrit vijon beteja me flaket nderhyjne forca te shumta nga terreni dhe nje avion rumun
zjarri ne malin e tomorrit vijon beteja me flaket nderhyjne forca te shumta nga terreni dhe nje avion rumun

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me zjarrin në Malin e Tomorrit, i cili prej disa ditësh vijon të shkaktojë dëme.

Mbrojtja ka bërë me dije se forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan janë bërë pjesë e përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Raportohet se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co