Bota Sport

Nën kontratë me Vorsklën, Taulant Seferi nuk pranon t’i bashkohet ekipit ukrainas

nen kontrate me vorsklen taulant seferi nuk pranon ti bashkohet ekipit ukrainas




































Ashtu siç shihet në videot e postuara në “Instagramin” e tij, Taulant Seferi po vijon të stërvitet individualisht, si në fushë apo edhe në palestër.

seferi

Kjo e domosdoshme për të mbajtur gjendjen fizike në prag të një sezoni të ri. Sulmuesit kuqezi i përfundoi huazimi një vjeçar te klubi i Banijas në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë duhej të kthehej te Vorskla Poltava, ekipi që është i lidhur në kontratë edhe për një vit. Por, diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi sulmuesi nuk ka pranuar të rikthehet te klubi ukrainas, por do të qëndrojë të presë një aventurë të re, me menaxherin e tij që po punon në këtë drejtim.

Kampionati ukrainas ka dy javë që ka filluar dhe Seferi nuk është bashkuar me skuadrën e tij, që ka humbur 5-0 me Shahtjorin në ndeshjen e parë dhe ka fituar 3-0 në transfertë me Bereg. Ndërkohë pritet që 27-vjeçari të transferohet sërish, ku një pistë është aty ku luajti sezonin e fundit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, por gjithashtu flitet edhe për në Arabinë Saudite, si një variant për të ardhmen e sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts