Bota Sport

Arrigo Saki: Interi favorit, por të mos jetë mendjemadh

arrigo saki interi favorit por te mos jete mendjemadh




































“Interi është skuadra favorite edhe për sezonin e ri të kampionatit sepse është ekipi më i strukturuar, por thjesht duhet të jetë ekip i përulur për të marrë rezultatet pozitive”. Kështu e nis Arrigo Saki analizën e tij për sezonin e ri, duke theksuar se zikaltrit janë një ekip cilësor dhe ka bërë merkato inteligjente për t’u përmirësuar akoma më shumë.

SAKI

Më tej foli edhe për trajnerët e rinj dhe skuadrat e tjera. “Shoh që janë duke u rritur me kalimin e kohësh disa trajnerë, më shumë strategë sesa taktikë. Mendoj këtu për Gasperinin që e ka bërë Atalantën një skuadër të rangut të lartë, për Italianon që me Bolonjën do të luajë në Champions, por edhe Tiago Motën që bëri një punë të shkëlqyer me këta të fundit. Pa harruar Sarrin dhe De Zerbin, që aventura angleze e ka përmirësuar shumë. Konte? Antonio është shumë i zoti. Shpresoj dhe uroj që presidenti De Laurentis ta kuptojë vlerën e tij dhe ta ndihmojë në fillimin e punës.

Në të njëjtën kohë mendoj që edhe Antonio e çon punën e tij drejt strategjisë për të fituar. Milani? E kam ndjekur Fonsekën në periudhën e tij në Ukrainë, por pastaj jo më. Do të ishte mirë që të mos fliste për dominim loje, por dominimin ta tregonte në fushën e lojës. Për ta realizuar këtë në fillim të kampionatit do ta ketë shumë të vështirë sepse tifozët e Milanit duan një futboll me kualitet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts