Bota

“Kashar-Thumanë segmenti ndëshkues për qytetarët”- Sali Berisha: LubiBalluku takson 510 mijë banorë të veriut për të hyrë në Tiranë

kashar thumane segmenti ndeshkues per qytetaret sali berisha lubiballuku takson 510 mije banore te veriut per te hyre ne tirane





































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se autostrada Thumanë-Kashar është një rrugë që ndëshkon qytetarët, kryesisht ata që vijnë nga veriu.

sali berisha

Sipas ish-kryeministrit ky aks është rruga e diskriminimit dhe e poshtërimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.

Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që sipas tij taksojnë 510 mijë banorë të veriut për të ardhur në Tiranë.

“Në Shqipëri u ndërtuan para vitit 2013, mbi 11 mijë kilometra rrugë. Por ato në asnjë rast, në asnjë vend nga Kakavija në Han të Hotit, nga Vlora në Morin, nuk u shndërruan në ndëshkim për qytetarët, përkundrazi u shndërruan vetëm e vetëm në mirësi për ata, në mundësi për ata.

Një nga funksionet më themelore në të gjitha kohërat, nga lashtësia gjer sot të një rruge, ka qenë funksioni i tregut.

Aty ku kalonte rruga, aty gëlonte, aty lulëzonte tregu, tregtia, prodhimi.

20 kilometrat rrugë të Kashar-Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentimit në vend që të ishte rruga e lulzimit, e falimentimit të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskriminimit, poshtërimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.

Është rruga e diskriminimit, është rruga e poshtërimit, për aq sa është dhe sa ç’ka qenë në çdo kohë, diskriminimi, poshtërim. Është rruga e poshtërimit të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.

Është rruga me të cilën Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të Veriut, me lubiBallukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut.

Taksojnë banorët më të varfër të Shqipërisë, taksojnë banorët më të diskriminuar të Shqipërisë. Bëjnë kështu një akt poshtërimi për çdo banor, sepse diskriminimi është poshtërim, poshtërim dhe vetëm poshtërim”, tha ish-kryeministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts