Kosova

Policia e Kosovës kontroll në Banjskë, zbulohen armë dhe mjete ushtarake, dyshohet se i përksinin grupit të Radoiçiçit

policia e kosoves kontroll ne banjske zbulohen arme dhe mjete ushtarake dyshohet se i perksinin grupit te radoicicit
policia e kosoves kontroll ne banjske zbulohen arme dhe mjete ushtarake dyshohet se i perksinin grupit te radoicicit

Në hotelin Rajska Banja në Banjskë të Kosovës janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake, të cilat policia e Kosovës dyshon se kanë mbetur pas konfliktit në këtë zonë në shtator të vitit të kaluar.

Siç raportohet, zyrtari i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se sot është bërë kontroll shtesë në këtë hotel, të cilin policia e ka mbyllur menjëherë pas konfliktit në Banjskë, ndërsa tre muaj më vonë atë e ka marrë Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Gjatë kontrollit u gjetën dy jelek antiplumb, një automatik A-47 kallashnikov, tetë karikator5 me fishekë, si dhe mjete ushtarake.

Konflikti mes një grupi të armatosur serb të udhëhequr nga Milan Radoiçiç dhe Policisë së Kosovës në afërsi të Banjskës ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe tre serbë, anëtarë të grupit agresor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts