Shqiperia

Aksident në aksin Plepa-Rrogozhinë, tentoi të devijonte makinën tjetër, plagoset drejtuesi i një automjeti

aksident ne aksin plepa rrogozhine tentoi te devijonte makinen tjeter plagoset drejtuesi i nje automjeti
aksident ne aksin plepa rrogozhine tentoi te devijonte makinen tjeter plagoset drejtuesi i nje automjeti

Një aksident ka ndodhur rreth orës 21:45 në aksin Plepa-Rrogozhinë, konkretisht në Qerret të Kavajës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Toyota. Sipas informacioneve, mjeti BMW ka humbur kontrollin, ndërsa Toyota ka devijuar për të shmangur përplasjen, duke u rrotulluar disa herë.

Si pasojë, shoferi i Toyotës është transportuar në Spitalin e Kavajës, ku ka marrë dëmtime të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts