Janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.
Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë resrtorantit ku po zhvillohej dasma.
Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, të cilit iu është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co