Bota

Legjenda e Kullës së Londrës, mbijetesa e saj varet prej zogjve karakteristikë

legjenda e kulles se londres mbijetesa e saj varet prej zogjve karakteristike
legjenda e kulles se londres mbijetesa e saj varet prej zogjve karakteristike

Legjenda thotë se atraksioni i njohur i shekullit të 17-të, Kulla e Londrës në qendër të kryeqytetit anglez, do të shembej nëse korbët besnikë do të largoheshin prej tij, dhe bashkë me të mund të shembej e gjithë mbretëria. Prandaj asokohe mbreti Charles II urdhëroi rojet të kujdeseshin për ushqimin e korbëve dhe që numri i tyre të mos binte asnjë herë poshtë gjashtës.

Këtë e di mirë dhe ish-marinsi Michael Chandler, i cili ka marrë rolin e kujdestarit të korbëve simbolikë e inteligjentë, të kullës 900 vjeçare të Londrës. Mbreti i dikurshëm nxitej për urdhrin e tij nga frika e humbjes së mbretërisë, prandaj ngarkoi rojet e xhevahirëve të kështjellës të kujdeseshin edhe për shpendët e zinj sqepmëdhenj. Ndërsa tani është 57-vjeçari Chandler, që e bën këtë rol solemn, duke u bërë ushtaraku i gjashtë që emërohet në postin e vjetër. Me uniformën e tij të zezë e të kuqe, ai drejton një grup prej katër personash që ushqejnë, kujdesen e monitorojnë korbët fatsjellës.

Ai thotë se ka shërbyer më parë në luftërat e Irakut e Afganistanit, para se ta caktonin në Kullën e Londrës rreth 14 vjet më parë. “Isha me fat që më ra ky rol, rashë në dashuri me ta dhe kujdesi është diçka natyrale, ata janë secili një individ më vete, njëlloj si ne”, thotë ushtaraku. Janë aktualisht shtatë korbë që banojnë në burgun e fortesën e vjetër mbretërore, një më shumë se urdhri i vjetër i mbretit.

Chandler tregon se dy prej zogjve Edgar e Harris, nuk e preferojnë mëngjesin e zogjve të ngordhur që ai i hedh nga hekurat e kafazit. Ndërsa kolegët e tyre Poppy, Rex, Georgie e Jubilee kanë dalë duke u përzier me turistët e kompleksit të lashtë, i cili vizitohet nga rreth 3 milionë njerëz çdo vit. Jetëgjatësia e korbëve në kulle është rreth 20 vjet, në krahasim me 10 deri në 15 vjet në botën e egër, ndërsa korbi më i vjetër në kullë raportohet se ka jetuar për 44 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts