Në pritje të debutimit në Premier League, të dielën kundër Chelsea-t, Man.City bëhet gati të luajë ndeshjen më të rëndësishme, jo në fushë, por në gjykatë. Prej vitesh, “qytetarët” janë nën akuzë për abuzime me rregullat e “Fair Play Financiar”, ku nga viti 2009 akuzohen për 115 shkelje të ndryshme.
Sipas The Athletic, klubi i Man.City rrezikon jashtëzakonisht shumë, ku tre janë variantet e dënimit, gjobë, heqje pikësh dhe më e rënda rënie nga kategoria. Ky lajm është konfirmuar për të përditshmen angleze nga drejtues të Premier League, për momentin pa dashur të bëhet publik:
“Ajo që kam dëgjuar është se dënimi mund të jetë në formë pikësh, por bëhet fjalë për një zbritje prej 70-80 pikë, çka do të thotë zbritje në Championship”.
Nuk është hera e parë që Man.City akuzohet apo procedohet për vepra të tilla, kujtojmë që një vendim i ngjashëm erdhi në 2021, në atë kohë UEFA dënoi Man.City të mos merrte pjesë në turnetë që ajo organizon, por City e dërgoi çështjen në CAS ku fitoi duke e kaluar thjesht me një gjobë. Gjithnjë sipas The Athletic, vendimi për Man.City pritet të jepet në fillim të 2025.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co