Bota Sport

Tifozët e Milanit i kërkojnë të mos largohet, Kalulu merr ultimatum nga Juventusi

tifozet e milanit i kerkojne te mos largohet kalulu merr ultimatum nga juventusi





































Juventus nuk ka ndërmend të priste shumë gjatë për një përgjigje nga Pier Kalulu, qendërmbrojtësi francez i Milanit për të cilin ka arritur të ofrojë deri në 14 milionë euro.

pierre-kalulu-ac-milan-2023-2024-1036415364hjpg-1705402028-126494

Siç raporton “DAZN”, lojtari, i cili praktikisht tashmë është shitur nga kuqezinjtë te bardhezinjtë, po vlerëson mundësitë e kalimit te Juventusit duke llogaritur edhe minutazhin që do të kishte në Torino. Kjo mundësi që mund të mos jetë aq e madhe, duke pasur parasysh praninë e Bremerit, Danilos dhe Gatit në skuadër.

Megjithatë, Juventusi kërkon një përgjigje nga Kalulu në orët në vijim, në mënyrë që të shkojë menjëherë te një tjetër qendërmbrojtës në rast “refuzimi” nga francezi. Ndërkohë, lojtari dje është stërvitu rregullisht me shokët. Në përfundim të stërvitjes ai është ndalur te portat e “Milanello”-s me disa tifozë, të cilët i përveç foto dhe autografe, duket se i kanë kërkuar që të qëndrojë me kuqezinjtë dhe të mos shkojë te Juventusi.

Reagimi i lojtarit ka qenë thjesht një buzëqeshje, pasi ai e di mirë që edhe te Milani hapësirat mund të jenë të pakta duke parë konkurrencën në qendër të prapavijës, por edhe në korsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts