Shqiperia

Dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Cërrilë në Mallakastër, procedohet 34-vjeçari

dyshohet se ndezi zjarr ne pyllin e fshatit cerrile ne mallakaster procedohet 34 vjecari
dyshohet se ndezi zjarr ne pyllin e fshatit cerrile ne mallakaster procedohet 34 vjecari

Policia në Mallakastër njofton se ka proceduar për zjarrvenie një 34-vjeçar.

Dyshohet se 34-vjeçari i ka vënë zjarrin pyllit të fshatit Cërrilë.

“Mallakastër

Dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, procedohet penalisht 34 vjeçari.

Pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen  e vatrave të zjarrit.

Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.

Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts