GJKKO e la në burg pasi shantazhoi pronarin e lokalit duke i kërkuar 20 mijë euro, dëshmia e Gazmir Preçit: Nuk e dija që në pako kishte para, në momentin e arrestimit…

gjkko e la ne burg pasi shantazhoi pronarin e lokalit duke i kerkuar 20 mije euro deshmia e gazmir precit nuk e dija qe ne pako kishte para ne momentin e arrestimit




































Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shefin e Anti-Drogës në Durrës, Gazmir Preçin, i cili u arrestua disa ditë më parë për gjobë vënie.

-640-0-66bf2d17dd40e

Në deklaratën e tij para togave të zeza, ai është prehur se te lokali kishte shkuar sepse e kishte kërkuar pronari dhe se nuk e dinte që brenda në zarf kishte para.

“Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar“, ka thënë ai.

Kujtojmë se Preçi u arrestua pas denoncimi i pronarit të një lokali nate në Durrës. Shefi i anti-drogës i kishte kërkuar 20 mijë euro duke e shantazhuar në lidhje me disa punonjës që ishin të pasiguruar.

Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie duke thënë se “jam baba i tre fëmijëve”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →