Arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër, ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij

arrestohet 25 vjecari ne gjirokaster ushtroi dhune fizike ndaj familjareve te tij
arrestohet 25 vjecari ne gjirokaster ushtroi dhune fizike ndaj familjareve te tij

Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.

Në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet Dh.M.

“Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. M., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj familjarëve të tij”, njoftoi policia.

Një tjetër shtetase u procedua, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e saj.

“U procedua V. K., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj vajzës së saj”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co