Sport

Myler bën “bomberin” në Kupë, Company: Luftuam fort, i kënaqur me rezultatin

myler ben bomberin ne kupe company luftuam fort i kenaqur me rezultatin
myler ben bomberin ne kupe company luftuam fort i kenaqur me rezultatin

“Poker” golash për të kaluar raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Vincent Company e nis me “këmbën e mbarë” aventurën e tij në krye të Bayern Munich, kjo ishte e pritshme përballë modestëve të Ulm, çdo përfundim tjetër do të ishte një katastrofë.

Company kishte lënë një pjesë të yjeve në stol, ndërsa e nisi ndeshjen me Thomas Muller në qendër të sulmit. Ishte pikërisht veterani gjerman që u kthye në protagonist në pjesën e parë duke realizuar një “dopietë” golash. Në minutën e 12-të, Muller mori një top në zonë duke u treguar i saktë, ndërsa dy minuta më pas e kishte më të lehtë, me Gnabry që i dhuroi një assist të pastër me portën e boshatisur.

[embedded content]

Në fraksionin e dytë, Company hodhi në fushë, Harry Kane, Coman dhe blerjet e verës, Olise e Palhinha, lëvizje këto që patën një efekt të madh. Në minutën e 79-të, Olise futi një top të bukur në qendër, aty ku Coman e devijoi saktë duke dërguar shifrat në 3-0. Në shtesë, në minutën e 94-të, kishte kohë edhe për një tjetër gol, me Harry Kane që me kokë kompletoi “pokerin” e golave, një fitore e pastër që i jep më shumë besim përpara startit të sezonit.

[embedded content]

Në përfundim të ndeshjes trajneri Company vlerësoi lojën e shfaqur nga ekipi i tij: “Jam i kënaqur me rezultatin, gjithashtu edhe për faktin që e mbajtëm portën të paprekur. Ndeshja si këto nuk janë të lehta. Nuk ishim perfekt në gjithçka, por luftuam fort për çdo top. Ishte e rëndësishme të tregonim energjinë e duhur”, u shpreh trajneri i Bayern Munich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts