EMRI/ Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi duke shkaktuar zjarrin që dogji sipërfaqe pyjore, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi

emri ndezi fishekzjarre gjate nje eventi duke shkaktuar zjarrin qe dogji siperfaqe pyjore arrestohet 28 vjecari ne dhermi





































Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit që  përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në Dhërmi.

leee

I arrestuari Leonard Xhameta, ndezi fishekzjarrë gjatë një eventi mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar më pas vatrën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Dhermi

Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç.

28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ju bën thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të mbrojtur mjedisin dhe pyjet tona🌳. Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre🔥apo ndotje, duke kontribuar kështu në ruajtjen e natyrës dhe sigurinë e komunitetit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co