Bota Sport

STATISTIKAT/ Xhenoa është fushë e komplikuar për Interin, edhe Lautaro sheh “makthe”

statistikat xhenoa eshte fushe e komplikuar per interin edhe lautaro sheh makthe





































* Interi është i pamposhtur në 10 ndeshje kundër Xhenoas, duke fituar 8 dhe duke barazuar 2. Triumfi i fundit i skuadrës liguriane daton në vitin 2018 me autogolin e Ranokias dhe golin e Goran Pandevit.

cxcxxczzxcczxzx

* Xhenoa dhe Interi kanë barazuar 21 ndeshje në “Marassi” (madje edhe dy te fundit). 56 sfidat plotësohen me 18 fitore të vendasve dhe 17 për zikaltrit. Këta te fundit janë ekipi ndaj të cilit barazojnë më shumë në shtëpi bashkë me Fiorentinën (21).

* Xhenoa ka humbur 2 herët e fundit në debutim në Serinë A, ndaj Fiorentinës dhe Interit, pasi ishte e pamposhtur në 5 debutimet e tjera me 3 fitore dhe 2 barazime.

* Interi ka 5 fitore në 5 sezonet e fundit në ndeshjen e parë të kampionatit dhe nuk regjistron një ecuri më të mirë në histori.

* Skuadra kampione në fuqi në Serinë A ka fituar 12 herë nga 13 sezonet e fundit. Vetëm Juventusi në sezonin 2015-2016 nuk ia doli kundër Udinezes duke pësuar humbje.

* Interi ka barazuar 2 ndeshjet e fundit në kampionatin e kaluar, 1-1 me Lazion dhe 2-2 me Veronën. Nën drejtimin e Inzagit kurrë nuk ka arritur 3 barazime radhazi. Hera e fundit ka qenë nën drejtimin e Kontes.

* Interi e mbylli kampionatin sezonin e kaluar si skuadra kampione me 19 pikë diferencë me ekipin e dytë, distanca e dytë më e madhe në histori pas 22 pikëve të vitit 2006- 2007. Edhe në atë kohë ishte Interi kampion dhe Roma në vendin e dytë.

* Xhenoa arriti të fitonte 18 pikë nga situatat e disavantazhit, rekord për këtë skuadër.

* Që nga sezoni kur luan në Serinë A (2019-2020), asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar më shumë gola sesa Malinovski nga jashtë zonës (18). Madje një prej golave e ka shënuar pikërisht kundër Interit. Nëse e zgjerojmë rrezen me 5 kampionatet më të mira, vetëm Mesi gjatë kësaj periudhe ka shënuar më shumë, 23 gola.

* Nga 29 skuadrat me të cilat është përballur në Serinë A, Xhenoa është ajo ndaj të cilës Lautaro Martinez nuk ka shënuar (6 ndeshje). Ekipi tjetër është Kievo (2 ndeshje). “Toro” ka marrë pjesë në 5 golat gjatë ndeshjeve debutuese në Serinë A me 4 rrjeta dhe 1 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts