Shqiperia

VIDEO/ Shkaktoi zjarrin masiv në Dhërmi me fishekzjarre, përfundon në pranga i riu

video shkaktoi zjarrin masiv ne dhermi me fishekzjarre perfundon ne pranga i riu
video shkaktoi zjarrin masiv ne dhermi me fishekzjarre perfundon ne pranga i riu

Në orët e para të mëngjesit, në Dhërmi, ka shpërthyer një zjarr që përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

[embedded content]

Ngjarja pas një eventi në një subjekt privat, ku dyshohet se 28-vjeçari L. Xh., i cili ka qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje, ka ndezur fishekzjarre që shkaktuan zjarrin.

Për pasojë, një zonë e konsiderueshme pyjore dhe me shkurre është dëmtuar nga flakët. Stacioni i Policisë Dhërmi, pas marrjes së njoftimit dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila do të vazhdojë me veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts