Bota

Po minojnë bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA, VOA: Garë armatimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

po minojne bisedimet e paqes te mbeshtetura nga shba voa gare armatimi mes armenise dhe





































Azerbajxhani dhe Armenia janë në një garë armatimesh që kërcënon të minojë bisedimet e paqes midis vendeve, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, dy vendet kanë intensifikuar përpjekjet për pajisjen e ushtrive të tyre me armë pas konfliktit të fundit në rajonin e Nagorno Karabakut.

gareeee

Pas rimarrjes së suksesshme vitin e kaluar të rajonit të debatueshëm të Nagorno Karabakut prej forcave të mbështetura nga Armenia, Azerbajxhani dëshiron të vazhdojë suksesin ushtarak, duke rritur arsenalin e tij, një gjë që po e bën me ndihmën e Turqisë.

“Industria turke e mbrojtjes po dërgon armë dhe pajisje ushtarake në Azerbajxhan. Kjo pritet të vazhdojë. Por Turqia nuk po i ofron Azerbajxhanit të gjithë teknologjinë më të fundit. Izraeli po e bën këtë”, thotë Huseyin Bagci, profesor në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme.

Analistët turq dhe izraelitë thonë se armët dhe teknologjia më e avancuar ishin vendimtare për suksesin e Azerbajxhanit në mposhtjen e forcave të mbështetura nga Armenia, të cilat ishin të pajisura me armët ruse të epokës sovjetike.

Por pas asaj disfate, Armenia filloi furnizimin me armë nga Franca, duke përfshirë artilerinë më të fundit.

Armenia thotë se armët e reja janë vetëm për vetëmbrojtje.

“Për momentin, nuk ka barazi ushtarake midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Qëllimi është të krijohen pengesa në afat të shkurtër për ta bërë çdo agresion kundër Armenisë shumë më të kushtueshëm se sa në të kaluarën”, thotë analisti Eric Hacopian.

Riarmatimi i Azerbajxhanit dhe Armenisë ndodh ndërsa bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, mbeten të bllokuara. Azerbajxhani është i shqetësuar se furnizimi me armë i Armenisë mund të sinjalizojë ambiciet për të rimarrë kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut.

“Ka një shqetësim se në pesë, dhjetë ose më shumë vite, Armenia do të riarmatosej dhe do të mund të bënte përpjekje për të rimarrë rajonin. Disa armenë thonë se këtë radhë kanë humbur luftën, por luftën e parë ata e kishin fituar dhe pas 15 ose 20 viteve do t’i rikthehen kësaj çështjeje”, thotë Farid Shafiyev nga Qendra e Analizimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Azerbajxhani dhe Armenia thonë se po riarmatosen vetëm për qëllime vetëmbrojtjeje, por analistët paralajmërojnë se një garë armatimi mes tyre mund të destabilizojë rajonin.

“Armenia dhe Azerbajxhani janë si dy fëmijë që luajnë me zjarrin, dhe shtëpia po digjet. Të gjithë pyesin fuqitë e mëdha pse po ndodh kjo dhe kush e ka shkaktuar. Ata e kanë shkaktuar këtë së bashku”, thotë studiuesi turk Huseyin Bagci.

Të dyja vendet thonë se janë të përkushtuara ndaj bisedimeve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, por fjalët e tyre mund të mos jenë të mjaftueshme për të shmangur ngritjen e dyshimeve dhe dëmtimin e perspektivës afatgjate për paqe./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts