Në ditën e katërt të Festës së Birrës në Korçë, entuziazmi dhe gëzimi vazhdojnë të rriten! Vizitorët e shumtë, si vendas ashtu dhe turistë nga e gjithë bota, janë të magjepsur nga shija e jashtëzakonshme e Birrës Korça dhe produkti më i ri, “GOLD by Korça”.
[embedded content]
Një numër i madh turistësh kanë shprehur një interes të veçantë për këtë variant premium, duke e rekomanduar ngrohtësisht tek miqtë e tyre dhe duke e marrë me vete si një kujtim të veçantë nga Shqipëria. Disa turistë kanë udhëtuar mijëra kilometra vetëm për të marrë pjesë në këtë festë të paharrueshme dhe për të shijuar Birrën Korça në të gjitha dimensionet e saj.
Mbrëmjen e kaluar, Festën e Birrës e vizituan mbi 10 mijë pjesëmarrës, të cilët jo vetëm që kanë shijuar Birrën Korça dhe variantin e saj të veçantë, por gjithashtu janë përfshirë në shijimin e gatimeve tradicionale dhe kanë kënduar me tingujt e muzikës shqiptare nga artistë të njohur.
Gjatë këtyre 18 viteve, Birra Korça ka treguar se është pija e preferuar e të gjithëve, duke u bërë një atraksion i pashmangshëm për turistët dhe vendasit. Pjesëmarrësit po e vazhdojnë të shijojnë dhe të ndajnë me të tjerët këtë përvojë të veçantë, duke e bërë Birrën Korça dhe “GOLD by Korça” një simbol të festave dhe traditave shqiptare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co