Trazira në një burg në Itali/ Lëndohen gjashtë gardianë, asfiksohen nga tymi dy të tjerë

trazira ne nje burg ne itali lendohen gjashte gardiane asfiksohen nga tymi dy te tjere




































Gjashtë roje të një burgu në Torino u plagosën kur tentuan të ndërhynin në trazirat që shpërthyen në disa departamente të institucionit, ndërsa dy të tjerë u asfiksuan nga tymi në zjarrvënien e zjarrit, raportojnë mediat italiane.

Screenshot_50-1-762x470

Trazirat kanë shpërthyer dje dhe kanë zgjatur deri në mbrëmje, transmeton Ansa. Lëndimet e gardianëve nuk ishin të rënda dhe ata fillimisht janë trajtuar në spital, e më pas janë dërguar për mjekim në shtëpi.

Konflikti nisi pas një përleshje mes dhjetëra të burgosurve në katin e tretë të pavijonit B. Ata refuzuan të ktheheshin në qeli dhe njëri prej tyre i vuri flakën një dysheku. Ndërkohë protesta ka shpërthyer edhe në pavijonin C të burgut.

Të burgosurit thyen mobiliet, dëmtuan ndriçimin neoni dhe sistemin e mbikëqyrjes video, si dhe u vunë flakën dyshekëve dhe sendeve të tjera. Punonjësit e burgut jashtë detyrës, si dhe rojet nga institucionet e tjera korrektuese të Piemonte, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e trazirave.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →