Festa e Birrës në Korçë është padyshim një nga eventet me të rëndësishme të Gushtit.
Tashmë siç është traditë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shumë turistë të huaj zgjedhin të festojnë nën ritmet e muzikës dhe të bëjnë gëzuar me Birrën Korça.
Një nga ambientet më të frekuentuara në Korçë është Shtëpia e Birrës Korça, e cila këtë sezon ka qenë e tejmbushur me turistë të huaj dhe vendas.
Shtëpia e Birrës Korça një ambient familjar dhe festiv përcjellë për turistët historinë e veçantë të prodhimit 100% shqiptar, Birra Korça që tashmë bën xhiron e botës me eksporte.
Mbrëmjen e kaluar, Festën e Birrës e vizituan mbi 10 mijë pjesëmarrës, të cilët jo vetëm që kanë shijuar Birrën Korça dhe variantin e saj të veçantë, por gjithashtu janë përfshirë në shijimin e gatimeve tradicionale dhe kanë kënduar me tingujt e muzikës shqiptare nga artistë të njohur.
Gjatë këtyre 18 viteve, Birra Korça ka treguar se është pija e preferuar e të gjithëve, duke u bërë një atraksion i pashmangshëm për turistët dhe vendasit. Pjesëmarrësit po e vazhdojnë të shijojnë dhe të ndajnë me të tjerët këtë përvojë të veçantë, duke e bërë Birrën Korça dhe “GOLD by Korça” një simbol të festave dhe traditave shqiptare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co