Policia Rrugore ka bërë bilancin javor ndërsa njoftoi se 61 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 168 leje drejtimi automjetesh janë pezulluar.
Policia njoftoi se në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:
– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 3 332 për parakalime të gabuara;
– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
– 9 234 për parkim të gabuar;
– 1 213 për shkelje të tjera.
[embedded content]
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale. Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, bazuar dhe në analizën e rrezikut si pasojë e shkeljeve të evidentuara nga shërbimet e Policisë, si dhe nisur nga fluksi i madh i lëvizjes në të gjitha akset kryesore nacionale, zonat bregdetare, qendrat urbane dhe zonat turistike, Policia Rrugore ka intensifikuar masat.
Masat kanë konsistuar dhe konsistojnë në monitorimin intensiv të lëvizjes së automjeteve, në shtimin e patrullave të lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë, si dhe në koordinimin e veprimeve me shërbimet e tjera të Policisë, si Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme.
Njëkohësisht janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe të Elbasanit.
Gjithashtu, masa janë marrë në bashkëpunim me shërbimet e tjera të policisë për garantimin e sigurisë rrugore dhe asaj publike gjatë aktiviteteve festive”, njoftoi Policia Rrugore.
Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave:
– Janë pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
– Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:
– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 3 332 për parakalime të gabuara;
– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
– 9 234 për parkim të gabuar;
– 1 213 për shkelje të tjera.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co