Sport

Flick e nis mbarë aventurën tek Barça: Jam i lumtur me skuadrën dhe performancën, lojtarët e La Masias kanë treguar se janë gati

flick e nis mbare aventuren tek barca jam i lumtur me skuadren dhe performancen lojtaret e la masias kane treguar se jane gati
flick e nis mbare aventuren tek barca jam i lumtur me skuadren dhe performancen lojtaret e la masias kane treguar se jane gati

Barcelona ka nisur sezonin e ri të La Liga me fitore në transfertën e Valencias. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mestalla”, përfundoi 1-2 në favor të katalanasve. Një super Robert Lewandovski, që rikthehet të bëj atë që bën më mirë, shënimin e golave.

Ishte Hugo Duro ai që kaloi së pari në avantazh skuadrën e Valencias, në minutën e 44-të të sfidës. Por në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë, Robert Lewandowski barazoi gjithçka, duke dërguar shifrat 1-1.

Me nisjen e fraksionit të dyë, Barcelona ishte përsëri më kërkuese. Në mintuën e 48-të, ishte sërish sulmuesi polak që me anë të një penalltie, përmbysi rezultatin dhe vulosi ndeshjen.

Një fitore stimuli për katalanasit, që nisin kështu sezonin e ri të kampionatit spanjoll, me në krye trajnerin gjerman, Hansi Flick.

Në përfundim të sfidës foli edhe tekniku gjerman Hansi Flick: “Lojtarët e La Masias kanë treguar se janë gati gjatë turit në ShBA. Jam i lumtur me skuadrën dhe performancën. Nuk më intereson sa lojtarë të rinj aktivizoj. Është e mrekullueshme t’i kesh ato”, u shpreh Flick.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts