Sport

Inzaghi i zhgënjyer pas barazimit ndaj Genoas: Gabuam në episodet e golave, nuk mund të pësojmë në atë mënyrë, meritonim fitoren

inzaghi i zhgenjyer pas barazimit ndaj genoas gabuam ne episodet e golave nuk mund te pesojme ne ate menyre meritonim fitoren
inzaghi i zhgenjyer pas barazimit ndaj genoas gabuam ne episodet e golave nuk mund te pesojme ne ate menyre meritonim fitoren

Zhgënjejnë Inter dhe Milan. Seria A nuk nis në mënyrën e duhur për të dyja milanezët, të cilat ngecin që në deputim. Kmapionët e Italisë nuk arritën dot të menaxhonin avantazhin në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt, teksa ishin gabimet individuale të Sommer dhe Biscek, të cilët jo vetëm në momentin e golave, por gjatë gjithë ndeshjes nuk u treguan të sigurtë në veprimet me topin.

Vendasit shënuan të parët në këtë duel, me anë të Voljako pasi Zomer nuk kontrolloi siç duhet një goditje me kokë të Bani. Megjithatë, Turam vendosi shpejt baraspeshën me golin e tij, ndërsa ishte vazhdimisht një rrezik për prapavijës e skuadrës vendase.

Interi shtoi trysninë në pjesën e dytë dhe ishte pikërisht Turam ai i cili përmbysi shifrat në minutën e 85-të, pas një asisti të Fratezit.

Por në fund, kishte dramë, pasi një prekje e topit me dorë në zonë e Bisek solli një penallti për Xhenoan. Mesias gjuajti nga pika e bardhë, Zomer priti tentativën e tij por ish-sulmuesi i Milanit ishte i pari të topi duke e çuar atë në rrjetë, për barazimin përfundimtar 2-2.

Trajneri i Interit, SImone Inzagi, ka qenë shumë i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij pa t’i ikte nga duart fitorja në ndeshjen ndaj Xhenoas: Ishin episode, sepse e pashë skuadrën të përqendruar mendërisht. Nuk është një fushë e lehtë, ku ne gjithmonë kemi luftuar, por kam pasur ndjesi shumë të mira. Pastaj është normale, nëse rishikojmë episodet e dy golave ​​është e vështirë të sjellësh rezultat në shtëpi me dy episode si këto. Është e qartë, është 17 gushti dhe së fundmi kemi filluar të punojmë sërish bashkë: Unë kam pak për të thënë për impenjimin, por nuk pësohen dy gola kështu. Të fitosh është e vështirë dhe të fitosh përsëri është edhe më shumë. Djemtë e dinë këtë, janë të pjekur dhe kjo është arsyeja pse unë jam i zhgënjyer

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts