Një ngjarje e rëndë shënon në Prevallë të Kosovës, ku pesë anëtarët e një familje janë goditur nga rrufeja.
Uniformat blu janë njoftuar për rastin rreth orës 12:14.
Nga të lënduarit, një grua rreth moshës 64 vjeçe është në gjendje më të rëndë.
Sakaq, deri tani nuk dihet nëse ka viktima.
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.
Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femer është në gjendje më të rëndë”, raportojnë uniformat blu kosovare.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co