Në plazhin e Velipojës dy mjete jet ski të drejtuara nga dy shtetas italianë janë përplasur me njëra – tjetrën.
Përplasja ka ardhur pasi dy të rinjtë italianë kanë bërë manovra të gabuara.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një prej drejtuesve, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Velipojë/Informacion paraprak
Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co