“Të rinjtë ndoshta nuk e dinë se ku kanë ardhur”, Shkëmbi: Nga merkato do të dëshiroja një gjysmësulmues

te rinjte ndoshta nuk e dine se ku kane ardhur shkembi nga merkato do te deshiroja nje gjysmesulmues





































Bledi Shkëmbi është i sigurt se skuadra e Tiranës është gati për startin e kampionatit dhe do të dijë të bëjë mirë që në ndeshjen e parë. Duke folur para mediave, trajneri i bardhebluve tha sot se ka besim te futbollistët e tij në këtë start sezoni, teksa nuk ka fshehur edhe dëshirën e merkatos që shpresonte t’i plotësohej nga klubi në ditët e fundit.,

shkembi1

“Mendoj që jemi gati, pavarësisht disa problemeve, sidomos me kapitenin Përgjoni, por edhe Jaku që nuk do të jetë, edhe Meta ka probleme. Por pjesa tjetër e skuadrës është OK dhe mendoj se do të bëjmë një fillim të mirë.

Kundërshtari? Laçi pothuajse është gjithmonë i njëjti, një skuadër agresive, e fortë, e vështirë për ta mundur, sidomos në fushën e saj. Respekt për Laçin, por më e rëndësishme është ajo që do të bëjmë ne. Kjo skuadër luan në çdo ndeshje për ta fituar, për të dhënë maksimumin, jam i bindur se do të bëjë mirë nga java në javë.

Nuk jemi ende të plotë, sa i përket merkatos po shohim ndonjë lojtar që nëse do të kemi mundësinë ta afrojmë. Por e kam thënë gjithmonë që të jetë lojtar që të bëjë diferencën.

Unë mendoj se më shumë na duhet një lojtar mesfushor që të jetë afër sulmit, një gjysmësulmues, por është e vështirë të gjendet i tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë afrime vetëm për numër.

Starti? E pres të jetë pozitiv, të jetë me fitore. Sa i përket emocioneve, janë emocione normale, pozitive. Në ndeshjen e parë gjithmonë kërkohet një rezultat i mirë, për të fituar dhe për ta nisur mbarë.

Kjo është një skuadër e re, e ribërë pothuajse nga fillimi me pak lojtarë nga vjet. Gjithë këtë kohë me stafin jemi marrë për të folur me lojtarët, sidomos me të rinjtë që ndoshta nuk e dinë shumë mirë ku kanë ardhur, por duke u folur për kampionatin dhe kundërshtarët. Shpresoj që të gjithë të jenë të gatshëm nesër për të dhënë atë që duhet.

Pretendentët? Në fakt nuk dua t’i them unë, ato dihen, janë skuadrat që kanë investuar më shumë, skuadrat me emër. Por në kampionatin tonë gjithmonë ndodh që edhe një skuadër që nuk e presim si ishte Skënderbeu më vitin e kaluar, të arrijë rezultate. Patjetër është kampionat i gjatë dhe duhet të shohim veten tonë.

Deri sot që flasim nuk shoh një skuadër në presion, jam i bindur që edhe nesër nuk do jemi. Kjo është ndeshja e parë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin. Kjo është skuadër e bërë me mund dhe duhet t’i mendojë të gjitha, Jam i sigurt që çdo lojtar që do të luajë do të bëjë maksimumin dhe do të jetë një skuadër agresive”, tha Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →