Bota Sport

“Arbitri filloi të debatonte kot, janë shumë raste”, Egbo shpjegon arsyet e humbjes: Lojtarët nuk merren vesh nga gjuha

arbitri filloi te debatonte kot jane shume raste egbo shpjegon arsyet e humbjes lojtaret nuk merren vesh nga gjuha





































Trajneri i Bylisit, Emanuel Egbo, ka treguar pas humbjes ndaj Teutës se ekipi i tij kërkonte më shumë kohë që të shfaqej në formën më të mirë. Ai shpjegoi se edhe golat e pësuar nga durrsakët, ishin pasojë e faktit që lojtarët nuk kuptoheshin me njëri-tjetrin, pasi mbrojtësit ishin të kombësive të ndryshme.

bandicam-2024-08-18-22-07-54-635

“Normalisht që jam pak i mërzitur se është një ndeshje që ishim në avantazh me një gol të shpejtë. Mendoj se për ne ishin njëlloj të dy episodet, se të dy ishin gola të evitueshëm me lojën që ka bërë ekipi. Jam i kënaqur, por ka shumë gjëra për të përmirësuar, janë shumë lojtarë që kanë ardhur, nuk janë mësuar ende me njëri tjetrin, por me atë që kanë treguar, janë për t’u përshëndetur.

Akoma nuk kemi kompletuar ekipin, presim deri datën 31 gusht. Presim të gjejmë lojtarë sidomos në repartin e avancuar e pastaj mund të themi objektivin. Por dihet që Bylis është gjithmonë një nga ekipet që luan gjithmonë qartësisht, me besim jashtë dhe brenda, të tregojë veten. Jemi për të qëndruar në kategori, kur të plotësohet ekipi, do të themi çfarë objektivash kemi.

Nuk janë gabime teknike te golat. Një nga qendrat është brazilian, ai majtas është nga Ekuadori, është çështje gjuhe, nuk merren vesh. Do shumë kohë që të njohin njëri me tjetrin. Braziliani po luan në qendër për herë të parë, është thjesht çështje komunikimi jo çështje teknike. Atë folëm kur mbaroi pjesa e parë, që të komunikonte mirë e të ishte i qetë. Goli ishte i evitueshëm, edhe ai që pësuam në fund, duhet të heqim sa më shpejt topin brenda zonës.

Unë nuk kam qejf të merrem me arbitrimin. Por është faull, edhe penalltia, goli që është bërë është anuluar me VAR, edhe heqje fanelle që nuk e jep, filloi kundërsulmi. Gjyqtari nisi të debatonte kot, nuk jam tip që merren me arbitrat”, tha Egbo për RTSH pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts