Bota

Marshim për vrasjen e Egli Progës, mesazhi i të motrës: Nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi! Do jem aty jo vetëm për vëllain tim

marshim per vrasjen e egli proges mesazhi i te motres nuk do ndalem sa te kem fryme e te gjej drejtesi do jem aty jo vetem per vellain tim





































Ditën e nesërme (19 gusht) pritet të mbahet një marshim në Tiranë për vrasjen nga dhuna të 42-vjeçarit nga Pogradeci Egli Proga, ngjarje për të cilën është arrestuar Denis Meçe.

motra e eglit

Homazhet pritet të nisin në orën 19:30 nga sheshi Skënderbej.

Ndërkohë, e motra e të ndjerit, Jonida Proga përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do të marrë pjesë në këtë homazh.

Ndërkohë, të mërkurën në datë 14 u mbajtën homazhe në disa qytete të vendit për humbjen e Egli Progës. Në Pogradec në vendin ku ai ndërroi jetë, mbajti fjalën e motra që kërkoi drejtësi.

“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës.

Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni!

Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin !

Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri.

Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin.

Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!’, shkruan Jonida Proga në rrjete sociale.

Ngjarja është duke u hetuar dhe ende nuk është zbardhur e plotë. Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe përpara një lokali në Pogradec. Prokuroria e ndryshoi akuzën për Meçen, duke i kërkuar Gjykatës vënie në masën e detyrim paraqitje për vrasësin për ‘Vrasje nga pakujdesia’

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts