Bota

“Të shkatërrojmë sa më shumë potencialin luftarak të tyre”, Zelensky tregon qëllimin pas sulmit në territorin rus: Synojmë krijimin e një…

te shkaterrojme sa me shume potencialin luftarak te tyre zelensky tregon qellimin pas sulmit ne territorin rus synojme krijimin e nje
te shkaterrojme sa me shume potencialin luftarak te tyre zelensky tregon qellimin pas sulmit ne territorin rus synojme krijimin e nje

Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se inkursioni ushtarak i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë synon të krijojë një “zonë tampon” për të parandaluar sulmet e mëtejshme nga Moska përtej kufirit.

Kjo ishte hera e parë që presidenti ukrainas kishte deklaruar qartë qëllimin e operacionit, i cili filloi më 6 gusht. Më parë, ai ishte shprehur se synonte të mbronte komunitetet në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.

Në fjalimin e tij të së dielës mbrëma, Zelenskiy tha: “Tani është detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërsulmuese. Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts