Idrizi tani drejton nga ilegaliteti. Prej 19 ditësh klubi i Flamurtarit administrohet pa një kontratë të ligjshme

idrizi tani drejton nga ilegaliteti prej 19 ditesh klubi i flamurtarit administrohet pa nje kontrate te ligjshme





































Flamurtari rrezikon seriozisht të mos regjistrohet nga FSHF-ja për sezonin e ri futbollistik. Prej 31 korrikut, Sinan Idrizi nuk ka kontratë me Bashkinë e Vlorës. Sot mbushen 19 ditë, që klubi është në një aktivitet ilegal nëse e cilësojmë kështu.

IDRIZI

Administratori aktual i Flamurtarit mësohet se ka bërë kërkesë më datë 22 korrik për rinovimin e kontratës. E megjithatë, më në fund administrata e bashkisë ka vendosur që në limite ta çojë projektvendimin e Flamurtarit në Këshillin Bashkiak, që do të mblidhet të enjten më 22 gusht, dy ditë përpara nisjes së kampionatit (e shtunë 24 gusht). Të bie në sy se materiali për Flamurtarin nuk i vjen Këshillit Bashkiak nga administrata e Bashkisë së Vlorës dhe nuk është firmosur nga kryebashkiaku Ermal Dredha, por nga pesë këshilltarë propozues. “Panorama Sport, zbulon projekt-vendimin, që të enjten do të miratohet në Këshillin Bashkiak.

Ndryshe nga Sinan Idrizi, i cili e kërkon shtyrjen e kontratës me dy vite, bashkia do ta zgjasë vetëm një vit. “Pavarësisht përcaktimit në pikën 1, efektet e kontratës së financimit dhe administrimit të Shoqërisë ‘Flamurtari Football Club sh.a’, përfundojnë me shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie, aktualisht në pronësi të Bashkisë Vlorë.  Administrata e bashkisë të kryejë procedurat për shitjen e aksioneve të Shoqërisë ‘Flamurtari Football Club sh.a’ në pronësi të saj, si dhe për përcaktimin e Statutit Juridik të Ekipit të Futbollit ‘Flamurtari’”, thuhet në material.

“TELENOVELA” E PRIVATIZIMIT – Por, procedurat e privatizimit kanë nisur që në kohën e Shpëtim Gjikës. Madje, brenda vitit 2013 administrata e Shoqërisë duhet të përfundonte procedurat përkatëse dhe të paraqiste për miratim në Këshillin e Bashkisë projektin për vlerësimin dhe shitjen e aksioneve të shoqërisë. Ja se çfarë thuhej në vendimi Nr. 24 datë 03.10.2013, Këshilli i Bashkisë Vlorë. “Këshilli vendosi zmadhimin e kapitalit themeltar te Shoqërisë Aksionare ‘Flamurtari FC sh.a’ nga 2.000.000 (dy milion) lekë në 3.500.000 (tri milion e pesëqind mijë) lekë. Brenda vitit 2013 administrata e shoqërisë të përfundojë procedurat përkatëse dhe të paraqesë për miratim në Këshillin e Bashkisë projektin për vlerësimin dhe shitjen e aksioneve të shoqërisë”. Në një vendim Nr. 39, një vit më pas, më datë 31.07.2014, Këshilli i Bashkisë Vlorë, vendosi që të miratonte me dy vite administrimin e Flamurtarit.

Test me drita në stadium

Fiks një javë përpara nisjes së kampionatit, që starton këtë të shtunë, Flamurtari zhvilloi një test miqësor brenda grupit. Trajneri Andrea Agostineli ka menduar që të shohë edhe një herë kolaudimin e grupit, me një ndeshje kontrolli, duke i ndarë lojtarët në dy skuadra. Një pjesë e testit më fushën e stadiumit është zhvilluar nën dritat e prozhektorëve. Ndërsa e diela ka qenë pushim, sot skuadra do të nisë javën e përgatitjeve për ndeshjen me Burrelin.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →