Shqiperia Sport

Me not nga Italia në Vlorë, Rama: Histori mbresëlënëse, Eva Buzo u rikthye me psikologji të jashtëzakonshme

me not nga italia ne vlore rama histori mbreselenese eva buzo u rikthye me psikologji te jashtezakonshme
me not nga italia ne vlore rama histori mbreselenese eva buzo u rikthye me psikologji te jashtezakonshme

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideroi si një histori mbresëlënëse atë të Eva Buzos, avokates shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.

“Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Leçes (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila e la në mes sfidën vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve. Sot, Buzo e ka përfunduar rrugëtimin, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34-orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts