Bota

Tornado fundosi jahtin luksoz në Silici, gjendet një trup i pajetë! 6 persona ende të zhdukur

tornado fundosi jahtin luksoz ne silici gjendet nje trup i pajete 6 persona ende te zhdukur





































Një trup i pajetë është nxjerrë nga jahti luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë nga tornado, sipas autoriteteve italiane.

as

Gjashtë persona mbeten të zhdukur pasi një tornado goditi jahtin rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës (19 Gusht), sipas një zëdhënësi të Rojës Bregdetare të Italisë.

Jahti ishte ankoruar rreth gjysmë milje larg portit të Porticello në ishullin mesdhetar.

15 persona janë shpëtuar, ndërsa një fëmijë është transportuar me helikopter në një spital në Palermo.

Kapiteni i jahtit është në mesin e të mbijetuarve, sipas zëdhënësit të Rojës Bregdetare për Rojet Bregdetare të Italisë.

Jahti 56 metra i quajtur “Bayesian”, me flamur britanik, kishte kryesisht pasagjerë dhe ekuipazh britanik, përveç 2 anglo-francez, një shtetas nga Zelanda e Re, një irlandez dhe një nga Sri Lanka, tha zëdhënësi për CNN.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts