Shqiperia

Emri/ I dënuar me mbi 14 vjet burg, esktradohet drejt Italisë shqiptari me dy identitete

emri i denuar me mbi 14 vjet burg esktradohet drejt italise shqiptari me dy identitete
emri i denuar me mbi 14 vjet burg esktradohet drejt italise shqiptari me dy identitete

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë një 48-vjeçar i dënuar me mbi 14 vjet heqje lirie për trafikim kokaine.

Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Balkanweb se është ekstraduar shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ekstradohet 48-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts