Një jaht luksoz rreth 50 metra me 22 persona në bord u fundos për shkak të motit të keq që goditi brigjet e Palermos.
Jahti Bayesian u fundos në det rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (19 Gusht). 15 prej tyre u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Ndërkohë një trup i pajetë është gjetur, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur janë ende të zhdukur.
Mjeti lundrues u fundos për shkak të tornados që goditi zonën. Dramatike është historia e Charlotte, nënës 35-vjeçare e mbetur në mëshirën e dallgëve së bashku me vajzën e saj 1-vjeçare Sofia. Ajo ka rrëfyer se s’i arriti të shpëtojë të bijën mes “tërbimit” të dallgëve.
“Për dy sekonda humba vogëlushen në det, pastaj menjëherë e përqafova sërish mes tërbimit të dallgëve. E mbajta fort, pranë meje, ndërsa deti ishte i stuhishëm. Shumë bërtisnin. Për fat, erdhi varka e shpëtimit”, tha ajo.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co