Bota Sport

Prapaskena e mosakitivizimit me Dinamon, Bregu mbeti jashtë për shkak të polakëve

prapaskena e mosakitivizimit me dinamon bregu mbeti jashte per shkak te polakeve




































Dejvi Bregu, një nga blerjet më të rëndësishme të Dinamos këtë verë, nuk ishte ne protokoll për ndeshjen e djeshme me Egnatian.

Bregu-Bardhi

Arsyeja nuk ka të bëjë me faktin se vlonjati nuk ka bërë fazë përgatitore dhe nuk është gati fizikisht, por sepse nuk kishte mbërritur konfirmimi nga Federata Polake në Federatën Shqiptare, duke qenë se bëhet fjalë për një lëvizje ndërkombëtare. Visla Krakov, skuadra e Bregut në Poloni, e ka dhënë miratimin dhe ndoshta që sot pritet të vijë konfirmimi edhe nga Federata Polake. Sulmuesi vlonjat pritet të jetë gati për ndeshjen e javës së dytë kundër Bylisit në transfertë. Gjithsesi, ai mund ta nisë nga stoli, pasi nuk ka kondicionin e duhur fizik.

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, u tregua kritik në lidhje me situatën e Bregut. “Më vjen keq për Bregun, sepse bën diferencën, por nuk më takon mua të flas. Ka bërë kontratë dhe doja ta kisha, por duhej të ishim më profesionistë që ta kishim bërë gati. Na duhen përforcime që bëjnë diferencën, sepse kampionati është i gjatë. Na duhen alternativa dhe klubi do ta plotësojë ekipin”, tha Mehmeti pas humbjes me Egnatian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts