Shqiperia

EMRI/ Të shtënat me armë në Tiranë, kush është i plagosuri

emri te shtenat me arme ne tirane kush eshte i plagosuri
emri te shtenat me arme ne tirane kush eshte i plagosuri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në kompleksin Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Loren Kosta.

Kosta mësohet se është dërguar në spital për kurim te Spitali i Traumës dhe gjendja e tij paraqitet stabël. Ai është qëlluar nga një person, që është larguar nga vendngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur postblloqe, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts