Erion Goxharaj është autori i plagosjes së 45-vjeçarit në Tiranë. Ai është punonjës i policisë së Shtetit.
Goxharaj pasi ka plagosur në trotuar Loren Kostën, është larguar nga vendngjarja.
Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa po hetohen dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një të plagosur
EMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Tiranë, zbulohet identiteti i të plagosurit dhe autorit
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co