Goditja e grupit që mashtronte me skemat e rimbursimit të TVSH, Gjykata e Apelit lë në burg italianin që kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore

goditja e grupit qe mashtronte me skemat e rimbursimit te tvsh gjykata e apelit le ne burg italianin qe kerkoi lirine kundrejt garancise pasurore





































Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për lirim nga qelia kundrejt garancisë pasurore të bëra nga një shtetas italian, pjesëtar i grupit italo-shqiptar që kishte krijuar një skemë mashtrimi me TVSH, por që u godit nga policia vitin e kaluar.

apeli-tirane-770x385

Kujtojmë se tre shqiptarë dhe tre italianë vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përftimin nga TVSH-ja.

LEXO EDHE: Krijuan skemë mashtrimi me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë! Sekuestrohen llogari bankare me vlerë 1.3 milionë euro

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale S. C shtetas italian, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimet mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi vulave stampave ose formularve” dhe “Mospagimi i taksave”, parashikuar nga neni 144/a e 25, 190/2 dhe 181 të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1950 Regj.Them, datë 01.08.2024, ka vendosur:

– Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj shtetasit S. C, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër me vendimin datë 25.07.2024.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale S. C, i cili kërkoi prishjen e vendimit, caktimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “garancisë pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1950 Regj.Them, datë 01.08.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →