Shqiperia

“PS e avantazhuar në zgjedhje, Himara ishte sinjal se mazhoranca s’ka marrë fund”, Burimi: Qeveria teknike, e vështirë për t’u realizuar, PD-së i mungon…

ps e avantazhuar ne zgjedhje himara ishte sinjal se mazhoranca ska marre fund burimi qeveria teknike e veshtire per tu realizuar pd se i mungon
ps e avantazhuar ne zgjedhje himara ishte sinjal se mazhoranca ska marre fund burimi qeveria teknike e veshtire per tu realizuar pd se i mungon

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e News24, analisti dhe gazetari Genc Burimi ka ofruar një pasqyrë kritike të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Burimi ka diskutuar ndikimin e votës së diasporës, përmendur pikat e nxehta në politikën ndërkombëtare dhe analizuar situatën e opozitës dhe të Partisë Socialiste.

Burimi është shprehur i paqartë nëse vota e diasporës do të jetë masive, duke theksuar se për të bërë revolucionin e shpesh përmendur nga opozita nuk është e nevojshme një vullnet masiv i popullit. Sipas tij, me burimet shtetërore në përdorim të partisë në pushtet, PS ka një avantazh të dukshëm për të fituar sërish zgjedhjet.

Burimi gjithashtu ka analizuar ndikimin e Perëndimit në këtë situatë, duke thënë se Perëndimi nuk ka interes për të menaxhuar tensione të reja për shkak të shumë pikave të nxehta në botë. Ai ka theksuar se Perëndimi është në pritje të zgjedhjeve në SHBA dhe se një fitore e mundshme e Donald Trump mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në rendin ndërkombëtar.

Në lidhje me opozitën dhe mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Burimi ka shprehur dyshime të forta. “Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se mazhoranca e tanishme nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA,” ka thënë ai.

Ai ka komentuar gjithashtu lidhjen midis liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Burimit, Berisha ka më pak nevojë për Metën tani se sa më parë, dhe ndonëse mund të ketë një marrëveshje elektorale, kjo do të jetë ndoshta e ndarë sipas peshës elektorale.

“Sot, PD nuk ka një program të qartë dhe nuk ka emra të përgatitur për pozita të rëndësishme si ministra apo kryeministër. PD duket e fokusuar më shumë në kritikën e dosjeve sesa në zhvillimin e një platforme të qëndrueshme,” ka përfunduar Burimi.

“Nëse vota e diasporës do jetë një votë masive ende nuk dihet.  Për të bërë revolucion nuk ka nevojë për vullnet të popullit. Puçet bëhen me pak njerëz. Në këto kushte PS do të fitojë sërish zgjedhjet pasi burimet shtetërorë janë në përdorim të partisë në pushtet. Nëse nuk i braktisin zgjedhjet, atëherë kjo opozitë con mesazhin se do të bëhen gjullurdira. Perëndimi nuk ka interes për tensione pasi ka shumë pika të nxehta në botë. Perëndimi sot po e ha karotën e presionit, sepse është në pritje të zgjedhjeve në SHBA. Nëse fiton Trump nuk ka më xhandar botëror.

A do arrijë opozita të marrë qeverinë teknike? Nuk e besoj. Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se kjo mazhorancë nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA.

Sot Berisha ka më pak nevojë për Metën se sa kishte më parë. Sot ka logon dhe vulën Meta nga ana tjetër ka nevojë për Berishën dhe sidoqoftë mund të ketë një marrëveshje elektorale, por besoj se këtë herë do jetë e ndarë sipas peshës elektorale. Sot PD nuk ka një program dhe nuk ka emra se cilët mund të jenë persona për të qenë ministra apo kryeministër. PD sot e shoh shumë të okupuar me dosje kritikuese”, tha Burimi mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts