Motra e Egli Progës, i cili u vra disa ditë më parë në Pogradec, ka folur sot gjatë protestës që mbahet në nder të tij në Tiranë, ku ka deklaruar se vëllai i saj u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
“Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?”, u shpreh ajo.
E reja u shpreh se “horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera s’ka, prova s’ka”.
Sipas saj, policia e pa të ndjerin për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë, ndërsa shtoi se “maskarai që e vrau, e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”.
“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?
Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar.
Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe, një trafikant që e njeh mirë policia se cfare ka bërë”, u shpreh ajo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co